Arrestohen dy drejtuesit e mjeteve: Aksidentuan për vdekje bariun dhe përplasën 31 krerë dele me makinë!

Aksidentuan për vdekje bariun dhe përplasën 31 krerë dele me makinë! Arrestohet dy drejtuesit e mjeteve

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Roskoveci, Qerim Malka dhe Luis Malka, të dy 24 vjeç, pas një aksidenti të rëndë në fshatin Suk 1, mbrëmjen e djeshme. Ata përplasën me automjetet e tyre 31 bagëti të imëta dhe dy çobanë.

Si pasojë e aksidentit, një prej çobanëve, Festim Gllava, 79 vjeç, humbi jetën, ndërsa K. H., 32 vjeç, mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spital. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 49 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar 49-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit