Policia Rrugore në Tiranë gjatë kësaj jave ka arrestuar 26 shoferë dhe ka vendosur 10 039 masa administrative. Nga 26 arrestime, 10 prej tyre drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, 3 pa leje drejtimi, 12 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa masat administrative u vendosën për xhama të zinj, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit, mosvendosjes së rripit etj.
Gjithashtu nga 11 mjete të pezulluara, 3 ishin me targa të huaja.
Policia rrugore apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim më të sigurt.