Pandeli Majko ka pranuar mandatin e lënë vakant nga Alqi Bllako dhe pritet kësisoj të rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit pasi është nën hetim nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.
Pandeli Majko nuk ia doli të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë që Partia Socialiste mori 18 mandate në kryeqytet, ndërkohë që Majko ishte renditur nga Rama i 19-ti në listë.