Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Urdhri i pezullimit vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin infektiv të Durrësit.

Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie. Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet e priste jashtë spitalit.

Të Fundit