Është liruar nga qelia ish-drejtori i burgut, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre
Vendimi është dhënë të hënën nga Gjykata e Durrësit, ku gjyqtari Xhevdet Lika ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ish-drejtori i IEVP, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgjeve dhe staf civil, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, me pasojë shkeljen e procedurave për shoqërimin në spital të Altin Ndocit, i cili u arratis, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për vepra të rënda penale.



