“Armën imitim e bleva në…”, dëshmia e të riut që hiqej si polic në Kamëz: Më pëlqejnë gradat e komisarit

Zbardhet dosja e të riut që ëndërronte të bëhej polic.

Detaje mbi hetimin ndaj 20 vjeçarit Ervis Brasha, çështja e të cilit është referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës.

Brasha është nën hetim për ‘falsifikim të dokumenteve”, “mbajtja pa të drejtë e uniformes” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, u ndalua nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz në drejtim të mjetit me targë AB252VO, i veshur me uniformë të Policisë së Shtetit me grada dhe stema.

“Pas verifikimit në sallën operative rezultoi se ky shtetas nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrollit fizik në mjet i janë konstatuar 4 spaleta si ato të Policisë së Shtetit të gradave, 2 stema gjoksi N/Komisar dhe Komisar, 2 stema me simbole si ato të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu këtij shtetasi ju konstatuan ne xhep 3 dokumenta identifikimi me mbishkrimin Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit dhe 1 dokument Bashkia e Tiranës Policia Bashkiake të dyshuara të falsifikuara me emrin, mbiemrin, dhe fotografi të tij.

I riu rrëfehet tek “kolegët”: “Para 4 muajsh kam qenë punonjës i policisë bashkiake Tiranë por e lashë këtë detyrë për tu bërë pjesë e policisë së Shtetit. Kam aplikuar për t’u bërë pjese e policisë, por nuk i kam kaluar të gjitha etapat e kualifikimit për t’u bere pjese e kësaj strukture.

E kam pasion për të qenë punonjës policie për këtë arsye i kam mbajtur këto veshje. Ne lidhje me armen qe i është gjetur është armë imitim te cilën e kam blerë në faqe interneti Temu. Dokumentet e identifikimit i kam printuar kur ka qenë në punë në policinë bashkiake dhe i ka plastifikuar ne kancelari të cilat nuk i mbaj mend se ku i kam bërë, por ato janë fotokopje. Automjetin e ka marrë me qira ne Astir. Shpjegime të mëtejshme do i jap në një moment të dytë përpara gjykatës”.

 

Të Fundit