Arkeologët japin deklaratën shokuese: Piramida më e vjetër në botë nuk mund të jetë ndërtuar nga njerëzit

Rekordet Botërore të Guinnes e kanë renditur zyrtarisht piramidën “Djoser Step” në Egjipt si më të vjetrën në botë. Ajo daton që prej vitit 2630 para Krishtit. Një hulumtim i botuar në Tetor të vitit të kaluar hodhi dritë mbi ndërtimin dhe strukturën e piramidës Gunung Padang.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Archaeological Prospection akademikët shkruajnë se bërthamat e piramidës përbëhen nga llavë masive e skalitur në mënyrë të përsosur. Ata pretendojnë se struktura bazë e piramidës të jetë krijuar nga elementë natyrorë ne formën e një kodre dhe më pas të ketë shërbyer si një bazë ku njerëzit kanë vepruar.

“Ky studim hedh dritë mbi aftësitë e avancuara të muraturës e cila daton që nga periudhat e fundi akullnajore. Ky zbulim sfidon besimin konvencional se qytetërimi njerëzor i avancuar u shfaq vetëm me zhvillimin e bujqësisë”, shkruhet në hulumtimin e publikuar prej tyre.

Por, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga një grup arkeologësh dhe hulumtuesish nga Universitet i Kardifit. Ata thanë për revistën Nature se nuk ka prova të qarta e të sakta që vërtetojnë se piramida është ndërtuar nga njerëzit. Sipas tyre mostrat rreth 27 mijë vjeçare të dheut nga Gunung Padang, megjithëse të dalluara me saktësi nuk përmbajnë shenja dalluese të aktivitetit njerëzor si qymyr guri, ose mbetje kockash.

Një zëri duke i mëshuar faktit se kjo piramidë nuk është ndërtuar nga njerëzit u shprehën të gatshëm që të vinin në Indonezi dhe të bënin një program kërkimor në  Gunung Padang.

Të Fundit