Ardi Veliu është larguar nga posti drejtues i Agjencisë Mbikëqyrëse Policore. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, i cili thekson se Veliu e ka konfirmuar këtë gjë këtë të Hënë pas mbledhjes së mëngjesit.
“Ai u ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues”, thotë Bajraktaraj. Ende nuk dihen më shumë detaje për largimin e tij nga ky institucion.
Kujtojmë se Veliu është vënë në krye të AMP-së në 2 Shtator të vitit të shkuar pasi u lirua nga detyra e zëvendës Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.