Arbër Veliaj del nga SPAK pas 4 orësh: Erdha vullnetarisht për…

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, ishte këtë të enjte në ambientet e SPAK për rreth 4 orë.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”, u shpreh ai për gazetarët.

Veliaj është pyetur nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin e nisur ndaj Erion Veliajt.

Pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt, për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat e tij apo biznese.

Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, mes të cilave korrupsion, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash.

Së fundmi, Veliaj i ka drejtuar GJKKO-së kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

Të Fundit