Ligor Begaj, një qytetar nga Fieri, tregon, se në vitin 1994 ka aplikuar për një kredi prej 10 milionë lekësh të vjetra në Bankën e Kursimeve të asaj kohe, dega Fier. Shumën e kredisë nuk e mori, për shkak të problemeve të tij. Ligori nuk e priste, që në vitin 2019 të mësonte, se kishte një kredi të pashlyer, që kishte kapur shumën 80 milionë lekë të vjetra. Këtë absurditet e mësoi nga përmbaruesja Kozeta Caka, e cila i kishte bllokuar pagën.Kredia, të cilën Ligori pretendon, se nuk e mori kurrë, e menaxhon Agjencia e Trajtimit të Kredive. Në kushtet, kur nuk jetonte dot pa rrogë, u detyrua të bënte marrëveshje, që t’i mbahej 1/4-ta e pagës.Cështja shkoi në gjyq dhe në vitin 2010 u mor vendim nga gjyqtari Skënder Damini, që një proces verbal, të njihej si dokument për marrjen e kredisë.Avokati Kondi Ilia thotë, se urdhri i ekzekutimit është i pabazuar në një titull, pasi nuk ka një kontratë, apo mandat, që provon kalimin e shumës së kredisë tek Ligor Begaj.Sipas avokatit, vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë, nuk e kanë pranuar proces-verbalin si titull.
- +355 67 220 8888
- [email protected]