Aplikimi u quajt i suksesshëm, por nuk u regjistrua – fermerët humbin subvencionet!

Romi Kreka nga fshati Qatromë i Korcës, tregon, se si cdo vit aplikoi për rimbursimin e naftës në emër të vjehrrës, duke qenë se ka shumë toka. Për këtë e ndihmuan punonjësit e komunës, që të bënte aplikimin online dhe mori fletën ku thuhet, se aplikimi u dërgua me sukses. Romi thotë, se priti për të marrë paratë në bankë, por ato nuk kaluan kurrë. Shkoi të interesohej në zyrën e bujqësisë në Korcë, ku i thanë, se nuk rezultonte asnjë aplikim në sistem. Romi tregon, se vjehrra është pensioniste dhe e vetme, ndaj e kishte të domosdoshmë të merrte subvencionin e naftës. Ai kërkon një mundësi të dytë për aplikimin, por Vullnet Gjolla, drejtor i Agjensisë rajonale të Ekstensionit dhe bujqësisë në Korcë, i thotë, se nuk ka asnjë mundësi për këtë.Vetëm në vitin 2024 janë penalizuar për shkak të një gabimi në aplikim, ose mungesë dokumentacioni, rreth 220 fermerë.Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe drejtorisë së Azhbr, shpjegojnë, se qytetari nuk ka bërë aplikimin deri në fund dhe aplikimi quhet i papërfunduar.

Të Fundit