Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar rekursin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me rikthimin e sendeve personale të sekuestruara me urdhët të institucionit të posaçëm.
Apeli i Posaçëm nuk pranon që Xoxës dhe shoqërisë tregtare “Partners Law”, t’i rikthehen asetet e sekuestruara.
Një prej materialeve të vëna nën masën e sekuestrimit është dhe celulari i bashkëshortes së kryebashkiakut.
Kujtojmë se Xoxa është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimit të pasurisë, për të njëjtën dosje ku është përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ajo ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.