Dy shtetase nga Kazakistani ka rënë në prangat e policisë së Kazakistanit, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira. Policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 shtetaseve të arrestuara.
“Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetaset nga Kazakistani, A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e huaja ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga 42-vjeçarja”, njofton policia.
Rreth 1 javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira, nga shtetase të huaja, për të ushtruar prostitucion.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.