Studentët e mjekësisë e nisën vitin akademik duke e bojkotuar mësimin. Siç kishin paralajmëruar edhe më herët studentët nisën protestat këtë 2 tetor, duke refuzuar të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet ligji.
Ky projekt-ligj detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të përfundojnë universitetin.
Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.
Kjo u heq mundësinë të rinjve që pasi të diplomohen të kërkojnë të punësohen jashtë shtetit, kjo ka qenë edhe arsyeja se përse ata kanë nisur protestat.