Ankimoi sekuestrimin e llogarive bankare, shtyhet në GJKKO seanca për Ajola Xoxën

Ajola Xoxa u paraqit këtë të mërkurë në GJKKO për seancën lidhur me ankimimin mbi sekuestron e llogarive bankare.

Seanca u shty për të enjten në orën 9:00 pasi avokat i ri që ka kontraktuar Xoxa ka kërkuar kohë që të njihet me aktet.

Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka ankimuar dy ditë më parë në GJKKO sekuestrimin e llogarive bankare nga ana e SPAK në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.

Të Fundit