Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër për kërkesë për informacion DHL-së, kompanisë postare të shpërndarjes së fletëve të votimit të diasporës.
Ai kërkon informacion në lidhje me zhvillimin e procesit në Greqi, pas denoncimeve dhe ankesave nga Partia Demokratike.
“Në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces”, shkruhet në letër.
Në shkresë, kreu i KQZ-së i ka drejtuar disa pyetje, përfshirë sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor, dhe aa prej tyre nuk ju është dhënë zarfi me fletën e votimit në dorë.
Përmbajtja e letrës:
I nderuar z. Koçollari,
Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:
-Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?
-A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?
-Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?
-Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?
-Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?
-Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?
-A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?
-Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.
-Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritëse të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?
-Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI