Përleshje mes bandave rivale të huliganëve të futbollit në Gjermani përpara ndeshjes hapëse të Anglisë, që do të luhet në orën 21:00 me Serbinë.
Policia në Gelsenkirchen u përlesh me një turmë tifozësh jashtë një bari, ndërsa dhuna shpërtheu për herë të parë këtë pasdite. Sipas Daily Mail, të paktën gjashtë persona janë arrestuar.
Oficerët ndërhynë pasi shpërthyen telashet mes tifozëve jashtë një restoranti pak pas orës 15:30. Mendohet se mund të jenë tifozët shqiptarë ata që mund të kenë nisur sulmin fillestar kundër disa tifozëve serbë.
Përplasja mes tifozëve ndodhi disa orë përpara ndeshjes hapëse të ‘Tre Luanëve’ kundër Serbisë, e cila do të fillojë në orën 21:00.
Tavolina, karrige dhe shishe u përdorën nga dy grupet e tifozëve gjatë përleshjes me njëri-tjetrin.
Një tifoz anglez besohet të ketë pësuar një plagë në kokë në përleshje, por mbështetësit e ‘Tre Luanëve’ mendohet se nuk kanë qenë të përfshirë.
Sipas DailyMail dëshmitarët raportuan se një grup njerëzish ‘të maskuar’ filluan të hidhnin papritur shishe.