Natasha Chambers, një nënë 38-vjeçare e katër fëmijëve, ka folur në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e saj të hidhur me një emigrant shqiptar, të cilin ajo e takoi në një faqe interneti takimesh dhe me të cilin u martua. Ajo thotë se ishte mashtruar dhe përdorur për vizën që ai kërkonte për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk ia doli.
Natasha tregon se pas martesës, burri i saj i ri, një emigrant shqiptar ilegal, papritmas humbi interesin për të dhe për fëmijët e saj. Ai refuzoi të krijonte një familje dhe nuk ofroi asnjë mbështetje financiare, megjithëse punonte në ndërtim.
Në një intervistë ekskluzive për Daily Mail ,Natasha tha se ndihej e mashtruar dhe zemërthyer, duke e konsideruar martesën si një mënyrë për të marrë një vizë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, në vend të një marrëdhënieje të sinqertë. Ajo tha se burri i saj e kishte përdorur dashurinë e saj për të përfituar nga mundësitë e emigracionit dhe se gjithçka kishte ndryshuar sapo ata ishin martuar.
“Kam paguar gjithçka për të. Ai jetonte në shtëpinë time dhe nuk më ofroi asnjë qindarkë, edhe pse kishte para nga puna e tij në ndërtim. Në fillim githçka ishte thjesht perfekte. Ishim shumë të lumtur. Por nuk zgjati për shumë gjatë. Ai papritur nuk donte që t’i bënte gjërat familjarë. Madje, pasi u martuam e humbi interesin për fëmijët e mii. Doja të kisha një fëmijë me të dhe mendova se një burrë i moshës së tij do ta dëshironte edhe këtë, por ai tha jo. Vetëm kur ai kishte probleme me marrjen e vizës, ai tregoi interes për të pasur një fëmijë”.
Natasha, nga Long Eaton, Derbyshire, pranoi të lidhte kurorë me shqiptarin ‘e pashëm dhe të mrekullueshëm’, 8 vite më të vogël se ajo, të cilin e kishte takuar në një faqe online. Çifti shpejt u fejuan dhe u martuan në gusht 2023 për t’u ndarë vetëm 14 muaj më vonë.
“Ai u deportua më 27 dhjetor. Jemi në kontakt dhe ai ishte shumë i zemëruar që e kisha postuar historinë time në rrjetet sociale. Unë jam ende e martuar me të, por do të divorcohem sa më shpejt që të kem mundësi.”
Duke folur për përvojën e saj, Natasha apeloi që gratë të kenë kujdes për emigrantët e paligjshëm që mund të kërkojnë martesë për të përfituar nga mundësitë e vizës. Ajo tha se përvojat e tilla nuk janë të izoluara dhe shumë gra mund të kenë përjetuar situata të ngjashme.
Natasha, e cila ka tre fëmijë adoleshentë dhe një fëmijë të vogël, tani planifikon të mbyllë këtë kapitull të hidhur të jetës së saj. Ajo theksoi se edhe pse ka një dëshirë të fortë për të mbështetur gratë dhe për të njoftuar ato për kërcënimet që mund të dalin nga marrëdhëniet me individë të paautorizuar, ajo nuk dëshiron të bëjë të gjithë shqiptarët dhe emigrantët përgjegjës për situata të tilla./ MailOnline