Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Besa Shahini.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Përmeti tha se ajo çfarë po ndodh në arsim është e turpshme, dhe ministrja duhet të mbajë përgjegjësi.
Ndërsa i referohej skandalit të denoncuar në emisionin Stop, ku një mësues kërkonte favore seksuale, Përmeti theksoi se ministrja duhet ta falenderojë median dhe jo të dëgjojë Ramën, që i quan kazan.
“Kjo “KÇK”-ja në arsim është e turpshme. Ministrja Shahini duhet të mbajë përgjegjësi, nuk duhet të dëgjojë këtë mbrapa që quan kazan mediat. Rasti i stop shpëtoi të tjera nxënëse. Ajo duhet ta falenderojë, dhe jo të dëgjojë atë mbrapa që i quan mediat kazan. Ajo duhet të japë dorëheqjen dhe të marrë përgjegjësinë”-tha Andi Përmeti.