Ambasadorja Yuri Kim deklaroi të enjten se duhet luftuar për të ardhmen në të mirë të brezave që vijnë.
Në 30 vjet tranzicion, sipas saj nuk mund të mbrojmë fantazmat e të shkuarës por të përpiqemi të ndryshojmë të ardhmen. Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ka theksuar se diçka e tillë do të realizohet me bashkëpunimin e dy vendeve.
“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftë për brezat e ardhshëm apo mbrojtje e fantazmave? E ardhmja apo e shkuara? Le të shohim nga e ardhmja. Do ia dalim bashkë,” – shkroi Kim në Twitter.
Ndërkohë në Kuvend po mbahet seanca e parë plenare ku do të prezantohet programi i qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për korrupsion.