Ambasadorja Kim në malet e Dibrës: Mësova si bëhen edhe jufkat e famshme!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një tur në rajonin e Dibrës, gjatë javës së kaluar, ku ndër të tjera është ndalur edhe në fshatin Sinë, vendlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Kim thotë se USAID po mbështet një sërë biznesesh në këtë zonë, duke kontribuar në zhvillimin turistik të Dibrës.

Diplomatja amerikane është mirëpritur nga pronarë të bujtinave të ngritura në këtë zonë si dhe guida turistike duke eksploruar kulturën dhe historinë e kësaj zone.

Mesazhi i ambasadores Kim pas vizitës në Dibër:

Javën e kaluar, vizitova rajonin e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me @albanianlocalcapacity & @sëedeninalbania, SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatrat si Rabdisht dhe Vakuf të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe përreth botës. Është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës. Ishte kënaqësi të takoja pronarët e bujtinave dhe guidat turistike, të mësoja se si të bënin jufkën e famshme të Dibrës dhe të eksploroja më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Më vjen mirë që pata rastin të vizitoj Sinë, vendlindjen e të madhit Gjergj Kastrioti!

 

Të Fundit