Ambasadori italian i shkon në zyrë Altin Dumanit: Mbështetje e pakushtëzuar ndaj SPAK, punë e përbashkët ndaj korrupsionit

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ky takim i ambasadorit me Dumanin është i pari që prej ky i fundit u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bucci shkruan se puna e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për dy vendet.

Ai konfirmoi mbështetjen e qeverisë italiane ndaj Prokurorisë së Posaçme, teksa më tej theksoi se puna e SPAK duhet të vijojë në pavarësi dhe liri të plotë, pa kushtëzime.

“Takim frytdhënës dhe i ngjeshur me Altin Dumanin, duke i uruar punë të marë. U rinovua mbështetja e plotë dhe e pakushtëzuar e Italisë ndaj SPAK, që duhet të punojë në pavarësi dhe liri të plotë, pa kushtëzime.

Puna e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy Vendet. Do të vijojmë të bashkëpunojmë me shumë përkushtim e efikasitet”, shkruan ambasadori.

Të Fundit