Ambasadori i Spanjës: Turistët spanjollë vizitojnë Shqipërinë sepse është vend unik dhe surprizon njerëz nga e gjithë bota

Ambsadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba thotë se i jep kënaqësi shumë të madhe që rritja më e madhe e turistëve në vend, ka qenë ajo e turistëve spanjollë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Zalba shprehet se spanjollët e vizitojnë Shqipërinë sepse ka shumë gjëra për të ofruar dhe se është vend unik.

 

Blendi Fevziu: Një numër i madh turistësh spanjollë po vijnë këtë vit në Shqipëri.

Alvaro Renedo Zalba: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Edhe vitin e kaluar.

Alvaro Renedo Zalba: Sigurisht. Rritja më e madh e turistëve të huaj ka qenë ajo e turistëve spanjollë. Kjo gjë për mua, si ambasador, si mund ta imagjinoni, më jap një kënaqësi shumë të madhe.

Blendi Fevziu:  Përpara se t’iu pyes për Javën e Kulturës Spanjolle, e cila ka një kalendar fantastik, lejomëni që t’iu pyes pse spanjollët do të vinin këtu kur kanë detin, diellin dhe ushqimin?

Alvaro Renedo Zalba: Sinqerisht, nuk i vë faj sepse ky vend ka shumë gjëra për të ofruar nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore, gastronomisë së shkëlqyer, bukurisë e peizazheve që të lënë pa frymë, lidhur me njerëzit e tij. Shqipëria është një vend unik që ka kaq shumë gjëra për të ofruar dhe është duke surprizuar, duke habitur dhe duke kënaqur njerëz nga e gjithë bota.

Të Fundit