Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh në konferencën e Ministrisë së Brendshme se Shqipëria mbetet një zonë me rrezik sa i përket financit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.
“Të krijojmë një vend më të sigurt. Vlerësimi i rrezikut për financim të terrorizimit dhe pastrim parash, Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë Lufta ndaj krimit të organizaur dhe korrupsionit kërkon shumë bashkëpunim nga të gjithë aktorët. Në luftën kundër emigracionit të paligjshëm do ju përgëzoja. Mbetet kyç zbatimi i ligjeve, e mbështesim Shqipërinë me fonde dhe specialistë. Kërkoj një koordim të asistencës së donatorëve”, u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë.