Ambasada e SHBA tjetër paralajmërim: Kush gënjen për marrjen e vizës do përballet me ndëshkime serioze

Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një tjetër paralajmërim për të gjithë qytetarët që aplikojnë për vizë amerikane.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada bën me dije se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ndëshkimet përfshijnë dënim me burg, dëbim apo ndalim të përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin demonstrimin e një qëllimi për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të periudhës së heqjes dorë nga viza ose viza, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, njoftoi ambasada amerikane.

Të Fundit