Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka publikuar shifrat e personave të shpallur “ non grata”.
Ambasada thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200,ndërsa shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.
Ky njoftim vjen si mesazh ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili në Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor, kërkoi që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”.