Avokati Altin Goxhaj nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se ka përfituar 38 mijë euro nga Soros nga 99 organizata. Menjëherë pas kësaj deklarate Goxhaj sqaroi se paratë i ka përfituar kur nuk kishte informacion por më pas e ka goditur atë. Ndërkohë faktit që avokati kishte marrë 38 mijë euro e bëri drejtuesin e emisiont Ylli Rakipi ti drejtohej të ftuarit duke i thënë: “Ti paske qenë 99-ç dhe na e fut ne tani”.
Pjesë nga diskutimi:
Goxhaj: S’kam punuar kurrë për një fondacion. Kur konstatova planin e Soros për shkatërrim të shoqërisë civile, ngrita zërin. Nuk është gabim të jeshë patriot. Fillimisht kam marrë para kur s’kisha informacion dhe e kam goditur kur mora vesh planet e tij. Kam marrë lek deri në 2001, kam marrë nga Soros 38 mijë euro. Nga 94 deri 2001 organizatat që kam drejtuar unë kanë marrë 38 mijë euro, unë si Altion s’kam marrë asnjë lek. Ishin 99 organizata që jetonin nga jugu në veri i Shqipërisë dhe unë isha drejtuesi i bordit.
Rakipi: Po mirë paske marrë
Curri: Unë kam punuar tërë jetën dhe si kam marrë aq lekë.
Goxhaj: Unë nuk jam paguar kurrë përveçse kam marrë bileta avioni.
Rakipi: Ti paske qenë 99-ç dhe na e fut ne tani.
Curri: Kjo nuk është qejfmbetje apo jo?
Goxhaj: Çfarë problem do kishte nëse do ishte qejfmbetje. Këto më kanë krijuar situata të vështira jetese. Motivi im është patriotik. Unë jam gati të vdes për këtë vend.
Curri: Konica thoshte që shqiptarët e qejfmbetur bëhen patriot në fund.
Goxhaj: Unë nuk e di a do ta kap 2023-shin.
Curri: Unë mendoj se ky është njëfarë protagonizmi.