Allison Guerriero: E denoncova Mcgonigal për tradhëtinë ndaj SHBA-ve, meje dhe gruas

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi I cili denoncoi aferat e ish-agjentit të FBI-së ka rrëfyer në një interviste ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, arsyet pse e denoncoi ish-të dashurin.

Ajo tha se arsyeja kryesore që e denoncoi është tradhtia që ai i ka bërë SHBA-ve duke punuar për rusët, por dhe tradhtia që i ka bërë asaj personalisht dhe gruas së tij.

Pjesë nga intervista:

Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.

Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant. Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të New York, është një rrjet i mbyllur por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar emailin?

Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

Ju i keni dërguar email të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?

Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!

Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

Po

Të Fundit