Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme, në një prononcim për mediat, i ka bërë thirrje Presidenti Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, pasi sipas aleancës ata kanë kryer vepra penale.
Kështu, përveç Ramës, Aleanca ka kërkuar mosdekreitmin e dy ministreve, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e teatrit kombëtar.
“Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Ajo jo vetëm që propozoi VKM për transferimin e pronës së teatrit, që është antikushtetues.”, tha juristja Adriana Kalaja.