Në një intervistë me “Arab News”, kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar një gabim të madh që disa nga shtetet me popullsi myslimane s’e njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë kjo ka ardhur nga keqinformimi i Serbisë, apo raporteve që këto vende kanë me Rusinë.
Ne mendojmë se është gabim i madh që disa nga shtetet me popullsi me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën. Mendoj se janë keqinformuar nga Serbia. Dhe disa prej tyre e bëjnë këtë sepse mbajnë disa lidhje të ngushta me Federatën Ruse. Megjithatë, unë do t’i bëj thirrje të gjitha vendeve të botës, për hir të paqes afatgjatë, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje, të njohin Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë që pak më shumë se gjysma e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamit e njohin Kosovën si shtet, ndonëse është vend me shumicë myslimane.