Duket se tensionet brenda selisë blu vijojnë të mbeten prezentë, pasi deputetja demokrate Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit ka akuzuar Lulzim Bashën për shpërthimin e derës së zyrës së LDG dhe ndërrimin e bravës të kësaj zyre.
Në një deklaratë për mediat Vokshi tha se ky veprim është bërë padijeninë e saj, teksa e ka cilësuar si një veprim të dhunshëm dhe aspak dinjitoz.
Kanë shpërthyer dyert e LDG, dhe ka zëvendësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale.
Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD.
Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm bravat, karriget dhe Edi Rama. Dua ta informoi deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë e kanë shkarkuar me 11 dhjetor.
Kjo seli u takon të gjithë demokratëve. Ai nuk mund të sillet sikur është pronë e tij. As Basha e as Rama me enturazhin e tij nuk mund te ndale vullnetin e demokratëve.