Alarmoi policinë, ja çfarë u gjet në valixhen e braktisur në Fier

Një valixhe e dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm policinë e Fierit.

Valixhja e braktisur u gjet në qendër të Fierit. Por pas kontrollit të forcave xheniere, rezultoi se valixhja ishte bosh.

Bëhet me dije se valixhja ishte harruar në rrugë, nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

Të Fundit