Policia e shteti u alarmua mëngjesin e kësaj të premteje kur një e-mail kërcënues për bombë mbërriti në disa shkolla të kryeqytetit.
Pas kontrolleve të policisë rezultoi se e-maili ishte fals, ndërsa Krimi Kibernetik ka ngritur grup të posaçëm për hetimin e rastit.
Thuajse në të gjitha shkollat e kryeqytetit i ishte nisur e-mail për alarm për bombë.
njëjti skenar është përdorur edhe më përpara në Maqedoninë e Veriut, ku grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Në mesazh paralajmërohej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla” Nga shkrimi duket qartë që emaili është shkruar në gjuhë të huaj, e më pas është përkthyer në shqip me google translate.
Ndërkohë Krimi kibernetik është duke hetuar se kush është personi që e ka dërguar emaili.
Çfarë shkruhej në emaili që ngriti në këmbë policinë
“KA NJË BOMBË NË SHKOLLË. Ne gjithmonë kemi pritur diten kur mund te zbresim në qytet dhe të mos shehim fytyrat tona.
Do të vije dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure.
Gjaku i mësuesve do të derdhet ne shkolla. Ne do të prere qafën e tyre.
Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona. Sheriati nuk i ndan jobesimtarët ne ndërluftues dhe paqësor.
Thashe: “O i Dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijet e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.”
Fëmijet dhe gratë do të vriten vetem nese na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojme në rrugë. Kamionët tanë jane të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkaërrojnë në sheshet kryesore si ne Nice. Dhe ai do t’i prese turmat me thika. Ata do të hyjnë ne ju dhe do te hedhin veten ne erë. Ne do t’ju mbytim në gjak.”