Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me alarmimin për bombë në një hotel në qendër të Tiranës.
Sipas Policisë, një punonjëse e hotelit ka telefonuar në sallën operative duke pretenduar se një person i kishte thënë se ishte vendosur lëndë plasëse në parkingun e hotelit.
Stafi i hotelit dhe forcat e Policisë kanë evakuuar klientët nga objekti, ndërsa po pritet ardhja e forcave xheniere, të cilat do të verifikojnë nëse ka vërtet lëndë eksplozive.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.