Akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, 4 vite e 8 muaj burg ish-avokatit

Akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, 4 vite e 8
Gjykata e apelit dënoi me 4 vite e 8 muaj burg ish-avokatin Alban Bengasi që akuzohej se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Pas këtij vendimi Bengasi pritet të rikthehet në qeli, për shkak se shkalla e parë e dënoi më herët me 1 vit e 4 muaj burg dhe këtë dënim ai kishte përfunduar.

Emri i Bengasit doli pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani që tregoi se u pagua 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten e Bengasit. Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi shfrytëzoi njohje me shtetasin Festim Qoli edhe ky nën hetim si pjesë e grupit kriminal, që më pas kontaktoi me Nuredin Dumanin për të realizuar planin. Ky i fundit pasi ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e ish-bashkëshortes së Bengasit ka informuar për vendndodhjen e kësaj të fundit Elio Bitrin. Pas ditësh mbikëqyrje, Bitri e sulmoi pranë pallatit duke e goditur disa herë me grushte në fytyre.

Të Fundit