Akuzohet për abuzimin me të miturën,53-vjeçari:Kishte lidhje intime me një djalë 

Kabul Hunda i dyshuar për abuzim seksual me një vajzë të nga qyteti i Libohovës ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa Gjykata e Faktit në Gjirokastër e ka lënë në burg 45 ditor.

I pranishëm në seancë ka qenë edhe vetë 53-vjeçari, i cili qetësisht ka dhënë shpjegime për ngjarjen. Ai u shpreh se vajzën e ka trajtuar si fëmijën e tij, ndërsa ka pohuar se 16-vjeçarja ka patur raporte me një 32-vjeçar nga Libohova.

“Jam shumë i qetë se në përfundim do dalë tjetërkush i akuzuar për një vepër të stisur. Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16-vjeçares, do zbulohet ADN e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova”, u shpreh Hunda.

Njëkohësisht në proces ka qenë i pranishëm edhe një person tjetër i cili ka pohuar raportet e 16-vjeçares me 32-vjeçarin. Gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julijan Çafka për mbajtjen në qeli të 53-vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes.

Të Fundit