Gjykata ka dhënë dënimet për katër zyrtarët e shtetit shqiptar që u akuzuan se nxorën listën e pagave të shtetasve shqiptarë.
Nga 6 vite burg, dënimi u është konvertuar në 12 vite shërbim prove.
Gjykata dënoi me nga 32 muaj shërbim prove Eni Qirjakon, Klodian Sotën e Endri Ikonomin.
Ndërsa me katër vite shërbim prove u dënua Andi Agaraj, i cili bashkë me tre të akuzuarit e tjerë përfitoi gjykim të shkurtuar.
Eni Qirjako dhe Andi Agaraj ishin punonjës si ekspertë të IT-së tek Tatimet, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy përmbaruesit privatë.