Akuzohen për pakujdesi pas vdekjes së pacientes 63-vjeçare, procedohen dy mjeket në Spitalin e Elbasanit

Dy mjeke të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit janë proceduar penalisht, pas vdekjes së një pacienteje 63-vjeçare.

Policia e Elbasanit ka njoftuar këtë të mërkurë, më 18 mars, se procedimi ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasja me inicialet E. T., e cila ka deklaruar se nëna e saj, 63 vjeçe, ka humbur jetën në këtë pavion, si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.

“Nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës së pacientes.

Të Fundit