Delin Beqiri, 36-vjeçari shqiptar që u arrestua në mars me akuzën e abuzimit seksual ka ndërruar jetë në burgun e Kordhialos në Greqi.
Ai akuzohej për abuzim seksual me vajzën e partneres së tij që prej vitit 2014.
Sipas medieve greke, 36-vjeçari ndodhej në oborrin e burgut kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por Beqiri ka dhënë frymën e fundit në ambulancë.
Nga provat e para mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.
Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.