Akulloret me lëndë kancerogjene, AKU:16ton u shpërndanë,11 ton u konsumuan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një bilanc në lidhje me akulloret e paketuara të cilat kanë rezultuar me lëndë kancerogjene të disa firmave të njohura.

Bëhet me dije se pas një denoncimi në media kjo sasi është bllokuar gjatë kontrolleve në të gjithë vendin. Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, AKU shprehet se totali i atyre akullore që kanë hyrë në vendin tonë kap sasinë prej më shumë se 16 ton dhe nga këto mbi 11 ton janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar. AKU bënë me dije gjithashtu se ka nisur kontrollet sapo mori njoftimin nga KE duke gjurmuar të gjithë subjektet që janë furnizuar me to.

Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga Komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen.

Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.

Njoftimi i AKU-së

LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

Të Fundit