AKU bllokon 3 tonë produkte të skaduara në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, ka bllokuar këtë të premte, rreth 3 ton produkte për mbrojtjen e bimëvë, PMB, në Durrës.

Gjatë verifikimit në subjektin “Cultiva”, trupa inspektuese konstatoi se afatet e ruajtjes së produkteve nuk përputheshin me ato të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe të përcaktuara në dosjet e regjistrimit të PMB-ve.

Si rezultat, u vendos bllokimi i sasisë prej 2,999.6 kg produkte PMB, ndërsa subjektit iu ngarkua detyrimi për të tërhequr nga tregu dhe kthyer në magazinë sasinë e shitur prej 6,270.98 kg, sipas kërkesave për gjurmueshmëri.

Në vijim të procedurave, rasti është referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të Fundit