Steve Burton dhe gruaja e tij, Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh. Ylli i “General Hospital” njoftoi se ai dhe Sheree, e cila është shtatzënë, nuk janë më bashkë. “Doja të sqaroja diçka. Sheree dhe unë jemi ndarë. Së fundmi ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi”, shkroi aktori.
Megjithatë, nuk dihet se sa kohë kanë që janë ndarë dhe nëse bëhet fjalë për një tradhti nga ana e ish partneres së tij. Ndërkohë Sheree nuk ka folur ende publikisht për ndarjen e tyre. Kujtojmë që dyshja tre fëmijë së bashku: Makena, Jack dhe Brooklyn. Ata u martuan në vitin 1999.