Policia e Vlorës ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne një aksion për ndalimin e monopatinave.
Ky aksion erdhi pas vendimit të marrë një ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve. Policia Rrugore e ka përqendruar aksionin në zonën e shëtitores Lungomare dhe në bulevardin e Vlorës, si zonat me frekuentimin më të lartë të këtyre mjeteve.
Aksioni është mbikëqyrur në terren edhe nga vetë drejtuesja e Policisë Rrugore, Refije Mucaj.
Si pjesë e këtij aksioni, deri më tani janë ndaluar dhe sekuestruar disa mjete elektrike. Sipas raportimeve, ky aksion do të vijoj në disa zona në të gjithë qytetin.