Policia e Tiranës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve nga mjetet elektrike, nga kontrollet në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, kanë bllokuar gjithsej 1462 monopatina.
Sipas raportimeve, nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor janë në bllokuar gjithësej 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, ku 8 persona ishin në gjendje të dehur.
“Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.




