Aksion i madh anti-kanabis / Zbulohet magazina me drogë në Korçë, gra dhe burra në pranga

Një aksion i madh anti-kanabis është duke u zhvilluar në fshatin Voskop të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, dhjetra forca të policisë janë duke marrë pjesë në aksion, ku është rrethuar një magazinë e mbushur me kanabis.

Dyshohet se droga sillej nga zona të tjera dhe magazinohej për t’u tharë. Ende është e paqartë sasia e drogës së sekuestruar, ndërsa deri tani janë vënë në pranga disa persona, mes tyre edhe gra që dyshohet se punonin për pastrimin e kanabisit brenda magazinës.

Aksioni policor është ende duke vijuar…

Të Fundit