Policia e Vlorës ka arrestuar shoferin Haiti Bajramaj, 32 vjeç, i cili gjatë drejtimit të mjetit të tij u përplas me një motor ku si pasojë humbi jetën 17-vjeçari, Leandro Shametaj.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi është arrestuar me akuzat për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia bën të ditur se Haiti Bajramaj ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
“Arrestohet shtetasi H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.




