Aksidentoi këmbësoren në Durrës, arrestohet 21-vjeçari! E plagosura në gjendje të rëndë në spital

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka përplasur me makinë një këmbësore në në rrugën “Ksanthipi Syko”.

Policia bën me dije se këmbësorja është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ndodhet në reanimacion në spitalin e Durrësit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit