Aksidentohet trajleri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”. Trafik i rënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesditë shumë pranë mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Në aksident është përfshirë një trajler i ngarkuar me grurë.

Si pasojë e përplasjes sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.

Aksidenti ka krijuar trafik kilometrik në një sens kalimi të autostradës Tiranë-Durrës. Nuk janë ende të qarta rrethanat dhe se çfarë ka ndodhur.

Të Fundit