Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikë inertesh në Krujë. Lulzim Balla, 37 vjeç, është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.