Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri në Tiranë.
Shpejtësia dhe lagështira në rrugë duken se kanë qenë shkaqet që makina e policisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.
Aksidenti ka qenë pa pasoja të rënda. Efektivët që ndodheshin brenda makinës nuk janë lënduar.